Wendt te Rama, ambasada amerikane: Ja për çfarë u diskutua

Nga A2 CNN
30 Shtator 2026, 14:34 | Politikë

Wendt te Rama, ambasada amerikane: Ja për çfarë u diskutua

Ambasada amerikane ka reaguar pas takimit të ambasadorit Eric Wendt me kryeministrin Edi Rama. “Një partneritet i fortë matet nga ajo që dy kombe arrijnë së bashku”, thuhet në një postim në Facebook. “Ambasadori Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar”.

Pasi mori zyrtarisht detyrën, Wndt nisi takimet në Tiranë. Të parit që i shkoi në zyrë, ishte kryeministri Rama në selinë e qeverisë. Shefi i qeverisë shqiptare ndau vetëm një foto duke i uruar mirëseardhjen diplomatin amerikan pa ndarë detaje nga biseda me të.

Pas Kryeministrit Eric Wendt zhvilloi takim edhe me krye diplomatin shqiptar Ferit Hoxha në Ministrinë e Jashtme. Pas takimit, Ferit Hoxha shkroi se pret të punojë ngushtë me Ëendt për të thelluar më tej marrëdhëniet dypalëshe, përfshirë për të zgjeruar mundësitë ekonomike dhe të investimeve, për të forcuar bashkëpunimin për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

A2 CNN mëson se të enjten të enjten ambasadori amerikan do të takohet me kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi ndërsa të premten me kreun e grupit parlamentar të PS.

Ende nuk ka një agjendë publike nëse pasi Sali Berisha shkeli në tokën amerikane, ambasadori amerikan do ta takojë atë në selinë e PD.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos