
Ndërsa prezantoi ndryshimet në paketën e Kodit të ri të Procedurës Penale, kryeministri Rama theksoi se Shqipëria s’mund të figurojë si delja e zezë e Europës sa i takon masave kufizuese të lirisë, si arresti me burg.
Rama tha se është cenuar dinjiteti kombëtar i vendit, prandaj i konsideroi zbatimin e ndryshimeve të reja, si sfidë të përbashkët të ekzekutivit dhe gjyqësorit.
“Ekzekutivi në këtë sfidë, që unë e konsideroj sfidë për dinjitet kombëtar, është cenim i drejtpërdrejtë i dinjitetit kombëtar që Shqipëria të figurojë si delja e zezë e mbarë Europës, dy herë më larg se sa të gjithë të tjerët. Prandaj e konsideroj këtë si sfidë të përbashkët, ku ekzekutivi ka përgjegjësinë e vet që kjo sfidë të fitohet bashkërisht dhe ne do ta mbajmë këtë përgjegjësi pa asnjë diskutim, duke i vënë në dispozicion paketës gjithë atë që kërkohet prej nesh, në mënyrë që kushtet për zbatimin e saj të jenë optimale. Garancitë që miratojmë duhet të ekzistojnë në jetën e qytetarit, jo vetëm në faqet e fletores zyrtare”, tha Rama. (A2 Televizion)