Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Antikorrupsionin Fatmir Xhafaj, u ndal te Reforma në Drejtësi, sipas së cilit qëndrimi i kryeministrit Edi Rama se “përgjegjësia është individuale” është e duhura. Në fjalën e tij në Kongres, Xhafaj nuk nguroi që të sillte në vëmendje edhe Sali Berishën dhe akuzat e këtij të fundit për drejtësinë. “Këta jemi ne, PS, që e duan Shqipërinë evropian, e duan Shqipërinë me punë dhe vepra.
"Ne do ta ndryshojmë dhe modernizojmë këtë vend, ku drejtësia është një korsi themelore dhe thelbësore. E kemi ditur se kjo e jona është një betejë e vërtetë. Edhe goditjet e drejtësisë do të ishin të vërteta pa bërë skonto politike, as për vetë ne, mbase mbi të gjithë për vetë ne.
Një dekadë më pas të mos shkosh të dëshmosh kur të thërrasin është bërë thjesht e paimagjinueshme. Ky është vetëm një shembull për të kuptuar fuqinë që kemi ngritur me mundin. Të gjithëve na takon që ta mbështesim këtë fuqi të ligjit. Qëndrimi i shpallur nga Rama për përgjegjësinë individuale ndaj drejtësisë është qëndrimi i duhur dhe iu përgjegjshëm. Duke e nisur nga vetja ndryshimin e zbatimit të kulturës të ligjit ne garantojmë progresin që drejtësia duhet të bëjë pa u trazuar nga duart e politikës”, tha ndër të tjera Xhafaj.
Kryetari i komisionit sqaroi edhe një herë se reforma e nisur nuk do të ndikojë në Reformën në Drejtësi.
“Na takon ne të shtrijmë dorës ndaj kundërshtarëve edhe pse ata mbajnë mbi të topin e baltës mbi ne. Reforma e re nuk cenon asgjë nga reforma në drejtësi dhe kushdo që e shpërndan këtë tymnajë është i friguar nga të dyja. Nëse për reformën në drejtësi institucionet e drejtësisë ishin objekt reformimi, me reformën e re institucionet e reja të drejtësisë janë partnere në respekt të plotë të ndarjes dhe balancës ndërmjet pushteteve”, tha ai.
Ai komentoi edhe situatën ku ndodhet sot opozita.
“Na vjen vërtet shumë keq që kanë mbetur po ata që ishin në shekullin e kaluar, por nuk them dot që më vjen keq, që po marrin po atë rezultat që do të marrin edhe vitin tjetër”, përfundoi Xhafaj.
(A2 Televizion)