
Është bërë publike fleta e votimit për zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike, ku janë përfshirë tre kategori kandidatësh: femra, të rinj dhe meshkuj.
Sipas dokumentit, votimi është i ndarë në kuota të përcaktuara:
Femra (deri në 6 vota)
Të rinj (deri në 3 kandidate femra dhe 3 meshkuj)
Meshkuj (deri në 8 vota)
Lista e kandidateve femra
Në garë për pjesën femërore janë 15 kandidate, mes tyre figura si Adriana Tolka, Alketa Mukavelati, Edith Harxhi, Floriana Garo, Ilirjana Kuçana dhe Mirela Tabaku, si dhe emra të tjerë nga struktura e partisë.
Lista e të rinjve
Në kategorinë e të rinjve janë 25 kandidatë, ku përfshihen Andia Ulliri, Arlind Ahmetaj, Arnold Kariqi, Desada Xhetani, Eva Metaj, Julian Beqiri, Mario Runa, Tedi Topliku dhe të tjerë.
Lista e meshkujve
Në garën për meshkujt janë 21 kandidatë, mes tyre Alfred Lela, Arjan Ndoja, Asllan Dogjani, Dorian Teliti, Edi Paloka, Ervin Minarolli, Gazmir Spahija, Gent Strazimiri, Ilir Alimehmeti dhe Luan Baçi.
(A2 Televizion)