Zbulohet arsyeja e vizitës së David Cameron të Tiranë

Nga Ervin Koçi
19 Maj 2024, 19:15 | Politikë

Një javë pas telefonatës ndërmjet Edi Ramës dhe Rishi Sunak, në Tiranë do të vijë sekretari i Jashtëm Britanik, David Cameron. Zyrtari i lartë i Mbretërisë së Bashkuar vjen me një agjendë të qartë, ku fillimisht janë diskutimet sa i takon luftimit të emigracionit të paligjshëm, ku shqiptarët vijojnë të jenë çështje sensitive për politikën e Mbretërisë së Bashkuar.

Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-europiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri, këtë javë, për t'u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar, për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Ambasada britanike në Shqipëri

Luftimi i emigracionit të paligjshëm do të shoqërohet edhe me një program lidershipi për gjyqësorin shqiptar, ku britanikët do të japin asistencën e tyre sa i përket forcimit të kapaciteteve për të dënuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për agjendën e tyre të reformës.

Ambasada britanike në Shqipëri

Kjo vizitë e Cameron vjen pas telefonatës ndërmjet Rishi Sunak dhe Edi Ramës, një javë më parë, ku temë e diskutimeve kishte qenë emigracioni i paligjshëm drejt Britanisë së Madhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos