Zgjedhje në 1 mars, Këshilli Kombëtar përcakton rregullat për Primaret në PD

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2025, 18:47 | Politikë

Demokratët do t’u drejtohen kutive të votimit në 1 mars për të zgjedhur kandidatët për deputetë që do të kërkojnë votat e shqiptarëve në 11 maj.

Ky ishte vendimi Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i mbledhur pasditen e së mërkurës.

Gara mes demokratëve të do jetë në nivel qarku, por drejtuesit politik të 12 qarqeve nuk do garojnë por do të jenë arbitër i të gjithë procesit.

“Primaret do të jene kualifikuese. Do  të vendoset një prag për çdo qark në bazë të numrit të anetarëve të partisë, të votave që jane marrë në zgjedhjet e fundit parlamentare si edhe të zgjedhjeve të brendshme në parti”, tha Flamur Noka, sekretar i Përgjithshëm i PD, shkruan A2 CNN.

Por numri i votave në këtë garë nuk do të jetë elementi i vetëm për një kandidat për të qenë në listën shumëemërore nga e cila do të zgjidhen deputetët për legjislaturën e ardhshme.

“Nuk do të jetë vetëm vota e primareve përcaktuese. Forumet do të analizojnë angazhimin e secilit kandidat, sikundeër kontributin për votën e diasporës për të siguruar 300 vota të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit”, tha Flamur Noka, sekretar i Përgjithshëm i PD.

Ndryshe nga herët e tjera ku çdo anëtar ka pasur mundësi të zgjedh disa kandidatë, në këtë proces çdokush do të votojë vetëm për një emër.

Pas mbajtjes së zgjedhjeve në 1 mars pritet që ketë ketë një mbledhje kryesie për të përcaktuar renditjen përfundimtare të kandidatëve në listën që do të dorëzohet në KQZ nga e cila do të dalin dhe deputetët e rinj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos