Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Belerit për shfuqizim të dekretit

Nga A2 CNN
30 Korrik 2024, 12:13 | Politikë

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Gjykata Administrative rrëzon

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e Fredi Belerit për shfuqizimin e dekretit të Presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve më 4 gusht në Himarë.

Seanca e dytë u zhvillua sot dhe sipas avokates së Fredi Belerit dhe PBDNJ, Klodiana Gjyzari, "presidenti caktoi një datë pa skaduar afati që Fredi Beleri të ankimojë vendimin e KQZ-së". Gjyzari theksoi se ai "ka të drejtë deri më 5 gusht ora 16:00".

Ndërsa përfaqësuesja e Presidencës u shpreh: “Presidenti u vu në lëvizje pasi organi kompetent shpalli vakancën, e po ashtu një organ tjetër kompetent e njoftoi zyrtarisht. PBDNJ e ka njohur datën 4 gusht, sepse ka vijuar me regjistrimin e kandidatit dhe fushatën. Paditësi Beleri nuk duhet të legjitimohet si palë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos