Zgjedhjet europiane, Berisha fushatë për Fredi Belerin: Votoni kandidatët e djathtë

Nga Anesti Barjamemaj
8 Qershor 2024, 11:10 | Politikë

Kreu i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha, u ka bërë thirrje shqiptarëve në të gjithë Europën që të votojnë kandidatët e djathtë për zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Edhe pse nuk e përmendi me emër, Berisha votat i kërkoi edhe për Fredi Blerin, një prej kandidatëve që garojnë me partitë e djathta për në PE.

“Në emër tuaj dhe të PD-së dua t’u bëj thirrje shqiptarëve kudo që janë në vendet e BE, të votojnë kandidatin shqiptar për këshill, për deputet dhe për çfarëdo që të jetë. Sikundër ftoj demokratët dhe demokratet të votojnë partitë e qendrës së djathtë. Partitë aleate të PD-së, përndryshe të votojnë kandidatin që duan”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos