Zgjedhjet në Himarë, Dule: Procesi në ambiguitet ligjshmërie, kërkuar nga Rama

Nga A2 CNN
19 Korrik 2024, 15:06 | Politikë

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, deklaroi se zgjedhjet ne Himare po zhvillohen në kushtet e një ambiguiteti ligjshmërie, me vullnet të Kryeministrit Rama.

Ai iu referua faktit se Gjykata Administrative nuk ka respektuar afatet për caktimin e një date në lidhje me ankimin që PBDNJ i ka bërë dekretit të Presidentit, që shpalli zgjedhjet me 4 gusht në bashkinë jugore.

Dule pohon se kjo situatë po krijohet enkas, me qëllimin që nëse PS i humb zgjedhjet, procesi të shpallet i paligjshëm.

“Ne si parti, më datën 12 korrik, ankimuam dekretin e presidentit duke kërkuar edhe masë sigurimi për pezullimin e efekteve të tij. Gjykata Administrative, duke shkelur haptas ligjin dhe procedurat, nuk vendos datë gjykimi brenda afatit 5 ditor që parashikohet, por e tejkalon atë për më vonë, me qëllim që të ezaurohen afatet kohore që ne të mos kemi mundësi për apelim në kohë. Prapamendimi i zotit Rama është që zgjedhjet në Himarë të zhvillohen në një ambiguitet ligjshmërie, me qëllim që nëse sovrani i Himarës do të arrijë të mbrojë votën e vet dhe të zgjedhë votën e vet, atëherë Rama me të gjithë shtetin në kontroll ta konsiderojë procesin të jashtëligjshëm”, tha Dule. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos