Zhupa interpelancë me Kumbaron: Shqetësimi juaj është të ndërtoni resorte e hotele me 5 yje në zona të mbrojtura

Nga A2 CNN
4 Prill 2024, 12:04 | Politikë

Zhupa interpelancë me Kumbaron: Shqetësimi juaj është

Deputetja demokrate, Ina Zhupa, në interpelancën me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, është shprehur se këtë të fundit do ta quajë ministre të Ndërtimit sepse shqetësimi i saj i vetëm është ndërtimi në zonat e mbrojtura.

Zhupa kërkon përgjigje nga ministrja për një sërë pyetjesh, përfshirë dhe arsyen pse mendon se Shqipëria nuk paska përfitime nëse profilizohet te turizmi natyror.

“Zonja Kumbaro ka precedent. E mbani mend pikën e vogël, e hoqi. Do ta bësh Shqipërinë të mbushur me pikëza betoni. Do ju drejtohem ministrja e Ndërtimit, se shqetësimi juaj është ku të ndërtoni resorte, hotele me 5 yje,  vilat e oligarkëve me demek i shërbyekan turizmit. Si i shërben betoni mjedisit, se i shërben mjedisit prerja e pyetjeve, shkatërrimi i lagunave, florës dhe faunës. Pse dënohet një njeri që pret pyje dhe një që vret kafshë, ndërsa njëri që pret mijëra pyje quhet investitor strategjik, apo sepse i pari nuk ka para ndërsa i dyti ka dhe i ndan me ju. Si është e mundur që ju si ministre, të mendoni se Shqipëria nuk paska përfitime nëse profilizohet te turizmi natyror, pse mendoni se është ai i resorteve në zona të mbrojtura? Pse duhet shteti të falë zonat e mbrojtura? M'i sqaroni këto pyetje”, tha Zhupa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos