Zyrtari i PS: Si fëmijë jetim, jam dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2025, 22:35 | Politikë

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Alfred Muharremi, ka rrëfyer në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht.

“Tirana ka qenë një tmerr. Nëse unë kam vuajtur periudhën më të vështirë, pavarësisht se kam qenë pjesë e abuzimit qoftë verbal edhe fizik dhe të diskriminimit në shoqëri kryesisht, periudha e adoleshencës, kur unë kam qenë edhe jashtë dyerve të fshatit SOS, kur unë duhet ta përballoja jetën time i pavarur, ka qenë përballja ime më e egër me të gjithë, kryesisht me institucionet. Atëherë, ne kishim një mospërfillje nga ana e institucioneve të Republikës së Shqipërisë në lidhje me një ofrim të shërbimit që ti e kishe të nevojshme”, tha Muharremi.

“Ne merrnim atëhere vetëm një pagesë 3 000 lekësh dhe ishim të detyruar që të ndiqnim periudhën e shkollës dhe u detyronim që të punonim. Unë për shembull në rastin tim kam punuar deri në orën 1:00 të natës kamarier. Pasi mbaroja gjimnazin, menjëherë në orën 3:00 paraqitesha në punë, e mbyllja në orën 1:00 të darkës. Nuk e arrija dot t'ia plotësoja as komoditetet vetes, që të kisha dy palë xhinse në vit, por kishim vetëm nga një palë xhinse në vit dhe një palë atlete”, shtoi Muharremi.

Por, sipas tij, “mësimet që të jep dhimbja nuk t’i jep askush tjetër”.

“Janë kthyer në forcë, janë kthyer në model dhe përpiqem që me këtë modelin tim jetësor t'i tregoj kësaj shoqërie që nuk jemi viktima të shoqërisë. Pra, ne jemi njerëz të cilët e meritojmë të jemi me kushte të barabarta pranë çdo ambienti, komuniteti ku jetojmë”, theksoi Muharremi.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos