300 hektarë sipërfaqja me mushkonja, dezinsektimi i zonave bregdetare nis nga Shkodra

Nga Ornela Joti
27 Prill 2024, 17:10 | Sociale

Pak javë  para nisjes zyrtare të sezonit turistik ka nisur dezinsektimi i zonave bregdetare. Procesi që bën të mundur uljen e dendësisë së mushkonjave filloi nga bashkia e Shkodrës. Ministrja e shëndetësisë, Albana Koçiu njoftoi se  ky program kombëtar do të shtrihet në të gjitha qytetet bregdetare si dhe në ato njësi vendore që kanë zona të nxehta sa i përket intensitetit të mushkonjave.

“Nga Shkodra do të shkojmë në Lezhë do të zbresim në Durrës, në Fier do të shkojmë në Vlorë. Pra në të gjithë zonën me një sipërfaqe me mbi300 hektarë, ku janë laguna, pellgje, ku janë sigurisht edhe kanale apo zona të cilat kanë prezencë të larvave apo të mushkonjave. E gjitha për të siguruar një sezon turistik të qetë”, tha Manastirliu.

Drejtues të institutit të shëndetit publik deklaruan se procesi dezinsektimit do të zgjasë 6 muaj, ndërsa monitorimi i situatës do të bëhet çdo 2-3 javë. Ndërsa  kërkuan bashkëpunimin e qeverisjes vendore për të siguruar mjedise me kushte higjeno-sanitare për pushuesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos