36 mijë persona për 24 orë, fluks të pushuesve nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

Nga Ervin Mehmeti dhe Gazmend Janku
16 Gusht 2024, 14:53 | Sociale

Kosova vijon të mbetet ndër kontribueset kryesore sa i takon numrit të turistëve në vendin tonë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, nga pika e kalimit kufitar të Morinit kanë hyrë në vendin tonë rreth 36 856 persona dhe fluksi parashikohet të jetë i lartë edhe gjatë fundjavës.

Falë masave të marra për kalim të lehtësuar në pikën kufitare të Morinit, fluksi i mjeteve ka krijuar vonesa dhe radhë në hyrje të Rrugës së Kombit në segmentin Morinë-Kukës.

Policia Rrugore është nën monitorim të vazhdueshëm të fluksit të mjeteve, i cili pritet të vijojë përgjatë gjithë fundjavës pasi edhe pasditja e së dielës e rikthen këtë fluks në kahun e kundërt në drejtim të Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos