Banjat termale të Bënjës, vizitorët detyrohen të ndërrohen në makina dhe natyrë

Nga Rigels Malile
17 Prill 2024, 16:23 | Sociale

Një perlë mes malesh, apo një mrekulli e natyrës, do të ishin përshkrimet e duhura për banjat e Bënjës në Përmet. Edhe pse ky vend i veçantë vizitohet nga një numër i lartë turistësh vendas dhe të huaj, këtu mungojnë investimet dhe shërbimet më bazike.

Pas rrugës me pluhur vizitorët të të gjitha moshave duhet të kalojnë monopateve për të mbërritur tek baseini termal. Ndërsa si vende për t’u ndërruar rrobat apo nevojat e tjera shërbejnë makinat ose natyra përreth.

Banjat termale të Bënjës ndodhen vetëm 14 kilometra larg qytetit të Përmetit. Por edhe pse shqetësimet janë ngritur disa herë sërish mos gjetja e gjuhës mes Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe Bashkisë Përmet ka sjellë edhe mungesën totale të ndërhyrjes në këtë zonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos