Foshnjat e para të vitit 2026 në Shqipëri janë dy vajza. Ato kanë ardhur në jetë vetëm pak minuta pasi Viti i Ri trokiti në vendin tonë.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale fotografi të dy bebeve të porsalindura, duke i cilësuar si dhurata e para të këtij viti të ri.
Njëra nga vogëlushet ka lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”. Të dyja nënat dhe foshnjat gëzojnë shëndet të plotë. (A2 Televizion)