Bojkot zgjedhjeve/ Fier, qytetarët të revoltuar nga harresa 35-vjeçare

Nga Çaku Tafa
10 Mars 2025, 14:58 | Sociale

Banorë të lagjes Afrim i Ri kanë pohuar se jo vetëm nuk do të shkojnë të votojnë në 11 Maj, por nuk do të lënë as kutitë e votinit  që të shkojnë në qendra votimi. 

Sipas tyre, shkak është bërë mungesa e infrastrukturës në këtë lagje që ka 100 familje dhe janë kryesisht të ardhur nga fshatra të zonës së Mallakastrës.

Banesa me gropa septike, ku një vesë shiu tejmbush e derdh në oborre kanalet anës rrugëve kryesore, duke u bërë shkaktare për sëmundje, rrugët në dimër baltë e verë pluhur, shkruan A2.

Banorët thonë se janë ankuar në bashki dhjetra herë e askush nuk ka bërë asgjë. Çdo gjë, rrugët, ndriçimin çdokush që ka patur mundësinë i kanë kryer me investime personale.

Banorët pohuan se janë taksapagues të rregullt, por shërbimet nuk i kanë marrë.

“Kemi 35 vjet në këtë situatë dhe këto votime  jo vetëm nuk votojmë, por nuk lëmë as kutitë të vijnë në qendra votimi”, thonë banorët.

Lagja Afrim i Ri është vetëm 500 metra larg qendrës Fier, pas shinave të hekurudhës Fier-Vlorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos