Selca e Ilirisë, banorët po rikthehen për të investuar në turizëm

Nga Artin Halili
10 Mars 2025, 14:54 | Sociale

Fshati Selcë në Mokër të Pogradecit siç e përshkruante edhe Mitrush Kuteli ndodhet në një cep të Ilirisë së Poshtme, është prej atyre fshatrave që pavarësisht historisë dhe potencialit të madh arkeologjik që mbart nuk ka mundur të përfitojë në zhvillimin e vet prej tyre.

Si shumë fshatra të tjerë më ardhjen e demokracisë pothuajse u boshatis pasi njerëzit ikën për një jetë më të mirë.

Prej vitesh zona ka turistë por mungon shërbimi. Por duket se një fazë e re ka nisur në këtë fshat i cili shtrihet nën këmbët e varreve monumentale ilirë, mbi 2500 vjeçarë e që mbeten më unikët në Ballkan por edhe më gjerë.

Tashmë nipërit e të larguarve dikur po kthehen në fshat dhe po ngrenë bujtina. Ilirjan Oparaku pas shumë vitesh në emigracion vendosi që banesën e vjetër ta kthejë në bujtinë, ku ofron ushqime tradicionale të zonës.

Ai ka ndërthurur objektet e vjetra të zonës me gatimet dhe kazanin e rakisë së kumbullës, traditë mokrare.

Marsidi është duke bërë të njëjtën gjë. Është rikthyer në fshatin e gjyshërve të tij dhe po investon në një bujtinë moderne, ai thotë se turistët janë të shumtë të cilët tashmë do të kenë mundësinë të rritin orët dhe net qëndrimet në zonë.

Selca e Poshtme me Varret monumentale Ilire në vit sipas përllogaritjeve pret më shumë se 5 mijë vizitorë vendas dhe të huaj, tashmë me hapjen e njësive të shërbimit pritet që numri i tyre të rritet edhe më tej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos