Një jetë në arsim, mësuesja në pension: Kundër dhuratave, më shumë edukim në shkolla

Nga Ornela Joti
7 Mars 2025, 15:38 | Sociale

Është i shtati vit në pension, por edhe ky 7 Mars nisi me telefonatat dhe urimet nga ish-nxënësit e saj.

Violeta Kraja, mësuesja e fërngjishtes në shkollën “Asim Vokshi”, nuk e fsheh kënaqësinë që ish-nxënësit e saj sot mjekë, juristë apo në profesione të tjera, nga brenda dhe jashtë vendit, i kanë gjetur vendndodhjen për ta kujtuar e vlerësuar.

Gjatë bisedës me të, mësuese Violeta nuk shfaq ankesa për punën 40- vjeçare në arsim, refuzon të flasë për vështirësitë, për pensionin që merr apo ato që i kanë munguar arsimit ndër vite.

Me bindje thotë se mësuesia është profesioni më i dashur për të, dhe që nuk do ta ndërronte më asnjë tjetër. Sot që arsimin e sheh nga larg, dëgjon për reformat, kurrikulat, për dhunë më të shtuar në shkolla, Violeta Kraja, mësuesja që mban titullin “Mjeshtër i Madh” dhe urdhrin “Naim Frashëri” thekson se arsimi ka nevojë të forcojë edukimin, jo vetëm atë shkencor.

Ndërsa kur pyetet për dhuratat, edhe ato materiale,  që prej vitesh po shoqërojnë 7 Marsin, mësuese Violeta tregon për  rregullin e saj vendosur ndaj nxënësve ndër vite.

Violeta Kraja është një nga mijëra arsimtarët në pension që flasin më respekt e dashuri për punën, e të njëjtën gjë ua këshillojnë edhe brezave të rinj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos