Edhe në bashkitë e vogla, dhuna në familje dhe ajo online fenomene në rritje

Nga Gazmend Janku
26 Mars 2024, 15:42 | Sociale

Ndonëse me një popullsi që sa vjen dhe tkurret, bashkia e vogël e Gramshit nuk i ka shpëtuar fenomenit të dhunës në familje, madje duke shtuar rastet e regjistruara zyrtarisht nga viti në vit.

Por shtimi i këtyre rasteve mund të vijë edhe si pasojë e ndërgjegjësimit dhe denoncimit të rasteve të dhunës.

Shtimi i rasteve dhe lëshimi i urdhrave të mbrojtjes shikohet nga koordinatorët edhe si shenjë pozitive, pasi kryesisht gratë dhe vajzat nuk po lejojnë më të jetojnë nën presionin e dhunës apo shantazheve.

Dhuna dhe shantazhet në rrjetet sociale janë një tjetër fenomen shqetësues në bashkinë e Gramshit veçanërisht tek adoleshentët.

Denoncimi i rasteve të dhunës pavarësisht formës në të cilën shfaqet ajo si dhe rritja e rolit dhe ndikimit të prindërve tek adoleshentët shikohen si mundësitë kryesore të minimizimit të këtyre fenomeneve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos