Me fillimin e pranverës nisi zyrtarisht dhe sezoni i alergjive. Mjekët konstatojnë rritje të sëmundshmërisë në popullatë dhe kryesisht nga alergjitë respitarore. Historitë familjare apo gjenetika nuk janë më faktori kryesor për shfaqjen e alergjive.
Aerologët thonë se shkaqet mjedisore dhe ndryshimi i stilit të jetës po rrit numrin e alergjikëve. Afro 2 në 4 persona janë të rrezikuar për t’u prekur nga alergjitë.
Moshat aktive, 18 deri 40 vjeç, janë pacientët më të shpeshtë te mjeku alergolog. Por vitet e fundit, specialistët po vënë re shfaqje të alergjive edhe tek të porsalindurit. Rreziku për të kaluar në astmë është i njëjtë tek të gjitha grupmoshat e prekura.
Alergjia respiratore ndryshon nga gripi i stinës. Shenjat e saj nisin me bllokime të hundës, kohëzgjatje të simptomave dhe përsëritje në periudha të caktuara të vitit. Alergjia është një sëmundje kronike që trajtohet, por nuk shërohet. (A2 Televizion)