Eksperti tregon pagesat e duhura: Një çifti i duhen 170 mijë lekë në muaj

Nga A2 CNN
1 Korrik 2026, 10:22 | Sociale

“Një çifti i duhen të paktën mbi 170 000 lekë në muaj”.

Kështu u shpreh Ergis Sefa në një intervistë për “Dita Jonë” në A2CNN.

“Nëse marrim parasysh që qiratë janë rritur shumë, faktin që rreth 40% të të ardhurave i shpenzojmë për konsumin bazë, duhen 170 000 lekë në muaj. Por, duhet të kalosh mbi 200 000 lekë në muaj për të nisur për të jetuar mirë”, tha eksperti.

“Ka një problem me modelin ekonomik, pasi teorikisht paga mesatare duhet të të lejojë një nivel të kënaqshëm jetese, por mesa duket këtu tek ne nuk ndodh kjo gjë”, shtoi eksperti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos