Thirrja e mjekes: Në shkollë duhen kurrikula për shtatzënitë e padëshiruara

Nga A2 CNN
1 Korrik 2026, 10:07 | Sociale

Mjekja gjinekologe Mimoza Keta bëri thirrje që “në kurrikulat e shkollave duhet shtuar patjetër pjesa e një shtatzënie të padëshiruar”.

“Përveç familjes, shkolla ka pjesën e vet. Në kurrikulat e shkollave duhet shtuar patjetër pjesa e një shtatzënie të padëshiruar”, tha Keta në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN.

“Duhen krijuar jo vetëm kurrikulat, por edhe mundësitë për biseda kolektive me mjekë dhe psikologë. Të mësojnë të mbrohen jo vetëm nga një shtatzëni e padëshiruar, por edhe nga shumë sëmundje seksualisht të transmetueshme”, shtoi mjekja gjinekologe.

Sipas saj, “duhet folur më shumë mbi këto tema sidomos në periudhën e verës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos