Çfarë ishte komunizmi? Autoriteti i Dosjeve çon historinë në shkolla

Nga Luela Myftari
20 Dhjetor 2023, 10:46 | Sociale

Shumë pak dinë nxënësit sot për të shkuarën komuniste. Regjimi diktatorial është pak ose aspak i përfshirë në tekste shkollash. A mjafton vetëm kaq në kushtet kur Shqipëria nuk ka deklasifikuar dosjet e komunizmit?

Jo, por edhe një vizitë në vendet e kujtesës do t’i shërbente nxënësit shqiptar të qasej drejt historive që ende nuk janë rrëfyer.

Në këtë seminar dyditor që nisi mbi përdorimin e dosjeve të policive sekrete për mësimin e historisë së regjimeve totalitare, zv. Ministrja e Arsimit siguroi se jo vetëm në mësimin e historisë, por edhe përmes eventeve të tjera, institucionet do të përpiqen të rrëfejnë të shkuarën e regjimit të egër diktatorial.

Shqipëria në këtë mision nuk është vetëm institucionalisht, pasi edhe kreu i departamentit të arsimit në këshillin e Europës ka ofruar mbështetjen duke siguruar në fakt edhe modele të ngjashme të përqasjes edhe në vendet që kanë jetuar në regjime totalitare.

Qëllimi i këtij organizimi është integrimi në kurikulat e shkollave shqiptare i të vërtetave të fshehura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos