Fluksi dhe kërkesat për punësim përgjatë sezonit veror, sërish nuk e bëjnë Vlorë një qytet ku të rinjtë mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre. Pagat dhe kërkesat e punësimit gjatë verës, veniten shpejt sapo mbyllet sezoni o lartë turistik. Të rinjtë nuk e shohin të ardhmen e tyre në Vlorë dhe me mbarimin e studimeve synimet e tyre janë për t’u larguar.
Edhe ata të rinj që kanë guxuar dhe janë rikthyer, duket se janë zhgënjyer pasi realiteti shqiptar nuk premton sipas tyre.
Për drejtuesen e qendrës rinore në Vlorë, të rinjtë gjithnjë e më pak po angazhohen në vendimmarrjen dhe institucionet shqiptare, në një kohë që duhej të ishte e kundërta.
Edukimi dhe mbështetja e të rinjve që në bankat e shkollës shikohet si mundësia më e mirë që të ndryshojë realitetin shqiptar. (A2 Televizion)