Vitiligo, cili është kujdesi që duhet të tregoni?

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2023, 18:27 | Sociale

Vitiligo është sëmundje apo çrregullim i lëkurës, cilat janë simptomat dhe mënyrat e trajtimit? Janë këto pyetjet që u japim përgjigje në në këtë puntatë të radhës të emisionit Diagnozë me Freskida Milotin.

E ftuara në studio, Dr. Elmijola Janushaj, dermatologe-venerologe shpjegon se Vitiligo është një patologji e lëkurës që ne në dermatologji klasifikohet tek çrregullimet e pigmentimit të lëkurës.

Vitiligo, cili është kujdesi që duhet të tregoni?

“Ky lloj çrregullimi mund të prekë jo vetëm lëkurën në vetvete po dhe anekset e saj, sikurse janë flokët dhe mukozat. Kjo patologji nuk njeh moshë, pra, mund të prekë që te moshat e vogla, moshat më të reja, moshat adulte si dhe në pleqëri, sikurse nuk dallon as gjini, as racë. Pra, mund të preken si femrat, si meshkujt apo dhe racat e ndryshme që janë të shpërndara nëpër botë,” shpjegon mjekia në “Diagnozë”.

Por a mund të përkufizohet Vitiligo si sëmundje? Mjekia Janushaj shpjegon se më shumë mund të cilësohet si një devijancë ose një anë e normalitetit të lëkurës.

Fazat e para të shfaqjes së këtij problemi të lëkurës janë këto:

Fillimisht shfaqen si njolla, ose si spote që i themi ne të bardha ose si ngjyra e bardhë e qumështit. Nuk ka ndonjë zonë specifike se nga ku mund të fillojë pavarësisht se nga studimet është parë që në pjesën më të madhe të rasteve ajo manifestohet në fytyrë. Më pas fillon në anësi në trup, por ka dhe raste që mund të fillojë dhe te duart. Sa i përket madhësisë apo përhapjes kjo është akoma që nuk dihet, sepse ka raste që mund të fillojë vetëm me spote shumë të vogla ka dhe raste që mund të fillojë direkt me sipërfaqe të mëdha. Pacienti duhet të krijojë një farë historiku që do të thotë me fotografi duhet të monitorojë vetveten nga momenti kur shfaqen këto njolla, se si evoluojnë ato.

E gjitha kjo ndodh në harkun e një viti. Sipas mjekëve, ky problem i lëkurës nuk vjen nga “asgjëja””.  Vitiligo në vetvete është arritur në përfundimin që është një problem autoimun dhe është parë një korrelacion me disa patologji të tjera autoimune sikurse janë sëmundjet e tiroiditit, që është hipotiroidizmi dhe tiroiditi Hashimoto.

Gjithashtu është parë një lidhje dhe me aneminë pernicioze që është një lloj anemie që vjen si rezultat i deficitit apo mungesës së vitaminës B12.

Për ata që vuajnë nga ky problem, mjekët thonë se lëkura nuk mund të kthehet në normalitet 100%.

“Rezultati për ne është kur fillon pigmentimi i lëkurës në formën e pikave të vogla, që i quajmë pigmentim folikular. Nëse ndodh ky do të thotë që trajtimi tregon rezultat dhe kështu është mirë që të vazhdohet derisa të arrihet një farë remisioni që është i kënaqshëm dhe për pacientin. Ama, duhet të jemi të ndërgjegjshëm qoftë ne dhe pacienti që ky ripigmentim nuk do të jetë 100 % si një lëkurë normale e pigmentuar. Pra gjithmonë do të ngelen disa vatra të vogla të hipopigmentuara, por që krahasuar me çka qënë dhe çështë, gjithmonë nisemi me këtë pjesën e barazpeshës mund të themi që ripigmentimi deri në një përqindje të caktuar të një vatre që ka humbur melaninën, është i kënaqshëm për të dy palët.”

Metodat e trajtimit

“Fototerapia është një rrezatim i përqendruar i rrezeve të diellit, në një gjatësie të caktuar të rrezeve të diellit në lëkurë dhe kjo bëhet gjithmonë e monitoruar nga mjeku.

Në rastet e pacientëve që e kanë të vështirë të bëjnë fototerapinë, një mënyrë është edhe ekspozimi në diellin e mëngjesit për rreth 15 minuta, po jo më tepër se kaq.

Pra, vatra të cilat janë të vitiligos është mirë të ekspozohen të palyera me krem SPF apo kremëra të tjera, ekspozimi në diell për 15 minuta ndihmon deri diku në ngacmimin e melanocideve që janë në bordurat e vitiligos për prodhimin e melaninës.

Mitet më të zakonshme për vitiligon.

“Përveç pjesës së kësaj që bobo mos është sëmundje ngjitëse dhe kam frikë të preki nëpër duar, sidomos tek pacientët që i kanë nëpër duar e kanë këtë merak dhe gjithmonë mundohen që t'i fshehin ose të mbajnë doreza, kam dëgjuar për vitiligo që është një patologji që janë të lidhura me ndonjë manjilitet të lëkurës.Pra, kush ka vitiligo ka një sëmundje kanceroze në lëkurë dhe si rezultat i tillë është shumë problematik për jetën. Kjo nuk është absolutisht e vertetë sepse vitiligo nuk është e lidhur me ndonjë manjilitet. Personat që lindin me vitiligo janë personat që kanë prindërit me dy ngjyra të ndryshme, pra që njërin e kanë zezak dhe një të bardhë. As kjo gjë nuk ndodh. Është një patologji që unë e thashë në fillim që ka një predispozitë gjenetike, po nuk është domosdoshmërisht e thënë që e ka një prind dhe ta ketë dhe fëmija pas tij, absolutisht jo,” shpjegon Dr. Elmijola Janushaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos