Fermerët e vegjël të Divjakës kërkojnë më shumë subvencione, problem largimi i të rinjve dhe kostot e punës

Nga Çaku Tafa
28 Maj 2024, 12:18 | Sociale

Fermerët e vegjël të Divjakës kërkojnë më

Fshatrat e zonës së Divjakës njihen ndryshe edhe si “supermarketi bujqësor” i vendit, kjo për shkak të prodhimit të bollshëm gjatë gjithë muajve të vitit. Për këtë ka ndikuar si klima, por edhe njerëzit punëtorë që i janë dedikuar bujqësisë.

Aktualisht, nga zona po dalin prodhimet e qepës dhe patates, por duket se pavarësisht cilësisë së tregut për prodhuesit nuk është në nivelin e duhur, pasi çmimet aktuale të shitjes me shumicë nuk mbulojnë shpenzimet.

Nga ana tjetër, ngritja e çmimeve të plehrave kimike, por edhe produkteve që përdoren në bujqësi janë rritur, çka ka ndikuar mjaft kostot e prodhimit.

Për fermerët e vegjël mbështetja masive me subvencione do të ndihmonte në përballimin e kostove të punës, por në mjaft raste kjo nuk përfitohet duke i vënë në vështirësi.

Bujqësia është e lidhur ngushtë me punësimin në zonat rurale dhe largimi i të rinjve po ndihet mjaft edhe në këtë fushë, e cila nuk preferohet më nga të rinjtë, që janë drejtuar në qendrat e mëdha urbane, por edhe në emigracion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos