Fshati pa rini, historia e Armenit që po “vritet” nga shpopullimi

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
15 Janar 2025, 14:15 | Sociale

Me më pak se gjysmën e popullsisë që ka patur para 10 viteve, Armeni një nga fshatrat me histori në Qarkun e Vlorës, po përjeton shpopullimin masiv.

Në fshat banori më i ri është mbi 40 vjeç, ndërsa perspektiva për të ardhmen thuajse nuk ekziston. 

Ndër vitet më të vështira të vendit, atëherë kur rrezikohej ekzistenca dhe gjuha shqipe, burrat e Armenit kanë qenë në ballë të përpjekjeve me pushkë dhe penë. Por, ky emër i krijuar ndër vite, duket se nuk po mban dot më brenda tij banorët autoktonë.

Ato pak banorë që kanë mbetur na tregojnë shkaqet e këtij shpopullimi: “Ka ngelur vetëm mosha e tretë sepse brezi i ri është në emigracion. Është larguar sepse nuk ka punë. Këtu mungojnë të gjitha. Është për të qarë”.

Një tjetër i moshuar tregon se fshati rri edhe me ditë pa energji elektrike. E megjithatë, shpirtin e humorit me nota ironie për situatën që kalojnë nuk e kanë humbur ende: “Po ç’e do rininë? Jemi ne pleqtë këtu, nuk kemi nevojë për rini. I bëjmë ne punët e vështira”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos