Po bënte në këmbë rrugën Elbasan-Peqin, policët ndihmojnë të moshuarën

Nga Belinda Ruçaj
9 Janar 2025, 17:45 | Sociale

Po bënte në këmbë rrugën Elbasan-Peqin, policët

Një e moshuar, e cila po ecte në këmbë në aksin Elbasan-Peqin, është ndihmuar nga punonjësit e Policisë Rrugore, të cilët e kanë dërguar në banesën e saj.

Pumonjësit që patrullonin në këtë aks rrugor janë afruar dhe e kanë pyetur të moshuarën që ecte në mes të rrugës se ku po shkonte. Ajo iu përgjigj se po ikte për në shtëpi, shkruan A2.

Menjëherë, punonjësit i kanë ofruar ndihmë për ta dërguar në banesë në fshatin Paulesh-Peqin. Këtë rrugë e moshuara do ta bënte në këmbë.

Ajo është shëndoshë e mirë në banesën e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos