Gara për arkitekturën, 400 të rinj i nënshtrohen konkursit për 95 vende

Nga Ornela Joti
20 Gusht 2025, 14:28 | Sociale

Stina e verës nuk është shfrytëzuar për pushime nga maturantët. Ata kanë studiuar për lëndët specifike që synojnë t’i çojnë drejt universiteteve. Ndodhemi në Pallatin e Kongreseve, ku 400 të rinj konkurrojnë mes tyre për 95 vende në degën e Arkitekturës, 50 në Urbanistikë dhe 30 në degën e Dizajnit. Nën ethet e garës, kandidatët tregojnë se përse synojnë Arkitekturën dhe profilet e saj.

Për dy orë, kandidatët janë testuar për njohuritë e tyre në lëndë specifike si logjika, historia e artit, arkitektura, por edhe në njohuri të përgjithshme, shkruan A2 CNN. Dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, Armand Vokshi, thotë se testimi përzgjedh të rinjtë më të formuar dhe jo domosdoshmërisht ata që kanë notat më të larta.

Për këtë arsye, Fakulteti i Arkitekturës ka vendosur që peshën më të madhe në vlerësimin e kandidatëve ta ketë konkursi me 60% të pikëve, ndërsa 40% nota mesatare e gjimnazit dhe matura shtetërore. Përgjigjet e konkursit dalin brenda pak ditësh, ndërsa javën e fundit të gushtit kandidatët mësojnë listën e fituesve për të gjitha degët ku kanë aplikuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos