Gara për degën e mjekësisë, konkursi elektronik nis më 18 gusht, me qindra të rinj për 450 vende

Nga Ornela Joti
15 Gusht 2025, 12:36 | Sociale

Gara për degën e mjekësisë, konkursi elektronik nis më

Universiteti i Mjekësisë dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore shpallën datat e konkursit për degën e Mjekësisë së Përgjithshme. Të hënën, më 18 gusht, nis testimi elektronik, i cili do të vijojë deri më 22 gusht, sipas grupeve dhe orareve të përcaktuara për çdo aplikant.

Konkursi i informatizuar do të zhvillohet në Tiranë, pranë ambienteve të Provimeve të Shtetit, në Qendrën e Shërbimeve Arsimore. Çdo ditë do të ketë deri në 5 grupe kandidatësh, të cilët do të konkurrojnë për programin e Mjekësisë së Përgjithshme, shkruan A2 CNN.

Gara për degën e mjekësisë, konkursi elektronik nis më

Testimi i informatizuar zgjat 2 orë, ndërsa rezultatet do të shpallen në fund të gushtit. Afro 1200 aplikantë do të konkurrojnë për 450 kuota.

Këtë vit, në programin e Mjekësisë së Përgjithshme hyn në fuqi ligji për firmosjen e kontratave nga studentët e mjekësisë, të cilët detyrohen të punojnë në atdhe deri në 3 vjet pas përfundimit të studimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos