Shtatë notarë zgjodhën të përshkojnë me not një distancë rreth 5 km deri në derdhje të Bunës në përkujtim të dhjetëra djemve e vajzave që thuajse 4 dekada më parë notuan nën presionin e armëve për t’u arratisur nga Velipoja drejt ish Jugosllavisë.
Të rinjtë e asaj kohe sfiduan komunizmin duke kaluar kufirin ujor me not... Organizatori Kliti Hoti tregon se ky është viti i dytë që po zhvillohet një aktivitet i tillë por që synon të kthehet në traditë.. Pjesëmarrësit ishin notar jo vetëm nga Shkodra por edhe qytete të tjera.
Të emocionuar ata thonë se e pritën me kënaqësi ftesën për tu bërë pjesë e një kujtese që nuk duhet harruar.
Të izoluar dhe nën kushte të vështira, shumë djem e vajza morën guximin 39 vite më parë që përmes ujit të kalonin në territorin që sot i përket Malit të Zi.
Disa prej tyre arritën të arratiseshin e të tjerë mbetën të vrarë nga regjimi diktatorial i kohës. Ky aktivitet nuk ishte vetëm një homazh por edhe një mesazh i fortë drejt brezit të ri për t’i kujtuar se liria ka patur çmim, çmimin e jetës. (A2 Televizion)