Urdhëri i kryeministrit Edi Rama që të mos shitet asnjë produkt pa faturë tatimore ka vendosur në vështirësi edhe tregtarët ambulantë të Vlorës.
Ata shprehen se shesin çfarë prodhojnë vetë në bahçet e tyre apo bimët që mbledhin në mal.
Nëse ky urdhër i qeverisë do të zbatohet, tregtarët ambulantë mendojnë që do t’i rëndojë ata nga ana ekonomike, shkruan A2.
Vetë blerësit situatën e lexojnë ndryshe, pasi një pjesë “vesh këpucët” e shitësve ambulantë, ndërsa konsumatorët e tjerë mendojnë që fatura duhet të jetë një detyrim për të gjithë. Kjo mund të ndikojë pozitivisht edhe të cilësia e produktit.
Në tregjet e qytetit shumë produkte shiten pa faturë tatimore, ndërsa tregtarët ambulantë i paguajnë taksën e vendit ku kryejnë aktivitetin e tyre Bashkisë së Vlorës. (A2 Televizion)