Gëzuar Fitër Bajrami! Besimtarët myslimanë në festë, pas një muaji sakrifice e lutjesh

Nga A2 CNN
20 Mars 2026, 17:01 | Sociale

Besimtarët myslimanë festojnë sot një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islam, Fitër Bajramin. Pas një muaji agjërimi, sakrifice dhe lutjesh, falja e namazit në shesh bëri bashkë qytetarë të shumtë të kryeqytetit.

Përcjellja e ajeteve nga Kurani, në këtë ditë të bekuar, vijoi me faljen e namazit të Bajramit, një moment që simbolizon unitetin dhe përkushtimin shpirtëror.

Me fokus në rëndësinë e muajit të shenjtë të Ramazanit, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, vuri theksin te paqja dhe solidariteti në këtë botë të trazuar nga tensionet dhe konfliktet mes vendeve. Mesazhi i tij ishte i thjeshtë, por me peshën e lutjeve për besimtarët përtej përkatësive fetare.

Përtej simbolikës që përfaqëson Fitër Bajrami për besimtarët, kjo është edhe një festë emocionale që bashkon familjet dhe forcon ndjenjën e komunitetit.

Fitër Bajrami konsiderohet si një shpërblim shpirtëror pas sakrificës së Ramazanit, duke sjellë mesazhe faljeje, mëshire dhe bashkimi mes njerëzve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos