“Ka një bombë në shkollë!” Ky ishte mesazhi elektronik që alarmoi shkollat dhe prindërit e kryeqytetit mëngjesin e së premtes.
Gjatë orës së parë të mësimit, në adresat elektronike të disa institucioneve arsimore publike dhe private, mbërriti ky e-mail kërcënues për jetën e nxënësve dhe mësuesve.
Pas mesazhit të dërguar nga një adresë ende të paidentifikuar, Policia e Tiranës dhe krimi kibernetik janë vënë menjëherë në lëvizje.
Në institucionet arsimore ku mbërriti mesazhi kërcënues policia nisi kontrollet. Mësimi u pezullua për 1 orë. Ndërsa nxënësve nuk iu është treguar arsyeja e vërtetë e qëndrimit jashtë ambienteve të shkollës gjatë orës së dytë të mësimit.
Të alarmuar, prindër e gjyshër ju drejtuan shkollave të fëmijëve për t’u garantuar për sigurinë e tyre. Pas kontrolleve të policisë, alarmi rezultoi i rremë. Nxënësit u kthen në shkolla për të vijuar mësimin. Ndërsa agjentët kibernetikës kanë nisur hetimin për identifikimin e dërguesit të kërcënimit që alarmoi mbarë Tiranën. (A2 Televizion)