Hapet sezoni veror, Prespa josh turistët me natyrë, kulinari dhe kulturë

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
10 Maj 2024, 14:00 | Sociale

Bashkia e Pustecit me parkun natyror të Prespës ka joshur turistët që të vizitojnë këtë vend, që ofron një natyrë të pasur, me pyje, male dhe liqene.

Në ceremoninë e nisjes zyrtare të sezonit veror, u ekspozuan ushqimet tradicionale dhe bio të zonës, si dhe kultura dhe zakonet e këtij komuniteti minoritar. Operatorët turistikë që operojnë prej disa vitesh në zonë ndjejnë interesimin gjithnjë në rritje të turistëve vendas dhe të huaj.

Duke qenë se aktualisht zona e Prespës ka një numër të kufizuar të hoteleve dhe bujtinave akomoduese, kryetari i bashkisë konfirmoi se së shpejti do të caktohet një vend i posaçëm për turistët që dëshirojnë të vijnë më rulotat e tyre.

Bashkia e Pustecit përbëhet nga 9 fshatra, 5 prej të cilëve lagen nga liqeni i Prespës. Kjo bashki ka 7 restorante, 4 hotele e 13 shtëpi pritëse me kapacitet akomodimi 132 shtretër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos