U ndërtua si një kanal vaditës, por aktualisht është kthyer në një vend të rrezikshëm depozitimi të llojeve të ndryshme të mbeturinave.
Kanali vaditës që përshkon fshatin Vidhishtë, pjesë e bashkisë së Roskovecit, është kthyer në shqetësim për banorë te këtij fsahti. Problem i cili me ardhjen e muajve të verës dhe ngrohjen e mëtejshme të motit bëhet akoma më i rëndë.
Kryetarja e bashkisë së Rroskovecit, është e njohur më problematikën në fjalë, por shprehet se pastrimi i këtij kanali është kompetencë e drejtorisë së ujitjes dhe kullimit në Fier.
Nga ana tjetër drejtoria e ujitjes dhe kullimit në Fier, edhe pse pranon përgjegjësinë për mirëmbajtjen dhe pastrimin e këtij kanali shprehet se pa bashkëpunimin e bashkisë, nuk mund ta realizoje dot këtë detyrë.
Derisa institucionet lokale të gjejnë gjuhën dhe bashkëpunimin e nevojshëm, banorët e Vidhishtit do të duhet të përshtaten me mbetjet dhe aromën e rëndë të kanalit vaditës. (A2 Televizion)