Obeziteti nuk njeh të ndalur si tek të rriturit ashtu dhe te fëmijët. 10 vitet e fundit të gjitha shtetet raportojnë më shumë persona mbipeshë për shkak të kequshqyerjes.
Përjashtim nuk bën as Shqipëria edhe kur flitet për fëmijët. Organizata Botërore e Shëndetësisë e sheh të zymtë përpjekjen e vendeve për të frenuar obezitetin siç njihet ndryshe pandemia e heshtur.
E nëse obeziteti po njeh vetëm rritje, vitet e fundit, Shqipëria ka përmirësuar problematikat që vijnë nga nënushyerja. Sot kemi më pak fëmijë nënpeshë dhe nën normën e duhur të gjatësisë.
Krahas shumë problemeve që shkaktoi pandemia e Covid-19, të vetmin efekt pozitiv që dha izolimi dhe kujdesi i shtuar për shëndetin ishte konsumimi i ushqimeve të shëndetshëm edhe ngrënia e vaktit më të rëndësishëm edhe nga fëmijët, mëngjesi.
Sipas studimeve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Shqipëria zë vendin e parë në rajon për konsumin e fruta-perimeve nga fëmijët.
Por sipas parashikimeve të OBSH-së, nëse kequshqyerja në mbarë botën vijon me ritmet aktuale, pas një dekade do të kemi 254 milionë fëmijë obezë, pacientë të ardhshëm te sëmundjes së diabetit, hipertensionit dhe zemrës (A2 Televizion)