Mungon edhe ndriçimi, rruga Papër-Sollak si shtrat përroi me gropa me ujë

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2023, 14:52 | Sociale

Nuk është shtrati i ndonjë përroi që i ka shteruar uji, por është rruga që përdorin më shumë se 300 familje të fshatit Papër-Sollak të bashkisë së Elbasanit dhe njëkohësish trruga që lidh edhe 4 fshatra të tjerë me qytetin e Elbasanit.

Banorët e zonës nuk mbajnë mend se sa vite kanë që vuajnë me këto kushte, ndërsa habiten kur i pyet nëse është hedhur ndonjëherë asfalt në atë rrugë.

Edhe aq sa është banorët shprehen se përpiqen ta mirëmbajnë vetë, por rruga në disa vende pëson herë pas here edhe rrëshqitje.

Sikur të mos mjaftojë rruga, këta banorë nuk e dinë se çfarë është ndriçimi publik dhe në këto kushte e mbyllin ditën me perëndimin e diellit.

Ankesat e tyre kanë marrë si përgjigje nga pushteti lokal premtimet, por deri këtu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos