Pogradeci vit pas viti po preferohet gjithnjë e më shumë nga turistët vendas dhe të huajt të cilët preferojnë të kalojnë pushimet e tyre buzë liqenit.
Në 8 muajt e këtij viti, Pogradeci ka tejkaluar vitin më të mirë sa i takon numrit të turistëve duke vendosur një rekord të ri, shkruan A2.
Turistët duket se nuk kanë sjellë të ardhura vetëm për njësitë e shërbimit dhe ato akomoduese pasi fluksi turistik po ndihet edhe në taksat që vjel bashkia e qytetit.
Deri në fund të vitit, nisur nga prenotimet dhe eksperiencat e viteve të mëparshme, Pogradeci synon të regjistrojë një shifër mbi 550 mijë vizitorë për vitin 2026. (A2 Televizion)