Melanoma, një nga format më agresive të kancerit të lëkurës, është përgjegjëse për qindra mijëra raste të reja çdo vit në mbarë botën dhe për një numër të konsiderueshëm humbjesh jete. Ky tumor karakterizohet nga aftësia për t’u përhapur shpejt në organizëm, duke u bërë potencialisht jetë-kërcënues nëse nuk diagnostikohet dhe trajtohet në kohë.
Megjithatë, me evoluimet e fundit në mjekësi, trajtimi i melanomës ka hyrë në një epokë të re falë terapive inovative. Emisioni “Diagnozë”, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, ishte pranë Spitalit AmaVita, ku kirurgu onkoplastik Dr. Shk. M. Artan Bodeci shpjegoi se si terapia e targetuar dhe imunoterapia po ofrojnë mundësi më efikase trajtimi për pacientët me këtë sëmundje.
“Melanoma ka qenë një sëmundje me një mortalitet shumë të lartë dhe është ende një sëmundje e tillë. Brenda një periudhe gati një dekadë ka bërë një revolucion të paparë imunogenetika. Ka bërë një evolucion të paparë mënyra e studimit, qasja dhe studimi nga ana e anatomopatologëve, nga ana e analizave molekulare që kanë arritur dhe kanë evidentuar deri në nivelin e mutacioneve të ADN-së dhe kjo ka bërë që të ketë një dritare të re, një dritare të re dhe një dritare shprese. Kirurgjisë s’i ka ikur rolit sepse s'i ikën asnjëherë, por kirurgjia nuk është më si të thuash e vetme në trajtimin e melanomës, sepse aplikimet e target terapisë, imunoterapive që kanë bërë realisht revolucionin në trajtimin e melanomës, kanë dhënë shumë shpresë për këta pacientë, e kanë përmirësuar shumë e më shumë prognozën,” – tregoi kirurgu onkoplastik Artan Bodeci.

Melanoma është një nga kancerët më agresivë që prek organin më të madh të njeriut, lëkurën. Ajo shpesh zhvillohet nga një nishan ekzistues ose shfaqet si një lezion i ri i pigmentuar në lëkurë. Në disa raste, melanoma mund të lokalizohet edhe në buzë ose në mukozë, duke kërkuar ndërhyrje kirurgjikale mjaft delikate për të rikthyer funksionin dhe estetikën e nofullës dhe buzëqeshjes.
“Melanoma gjenden edhe në sy. Pavarësisht se janë raste të rralla, po ne kemi gjetur melanoma në zorën e trashë, kemi gjetur melanoma në stomak, kemi gjetur melanoma në zorët e holla, të cilat në thelb kanë kirurgjinë, që e kanë primare dhe pastaj trajtimin me ato që thamë sa më sipër, por për rastin e melanomave të buzës, se dhe buza më shumë sesa melanoma është kanceri më evident, protokolli i trajtimit është i njëjtë si dhe në pjesët e tjera të ekspozuara. Pra, eksizioni dhe bërja e biopsisë sentinel dhe në varësi të gjetjeve pastaj që bëhen, bëhet gjithnjë trajtimi i me imunatarget terapie,”- shtoi mjeku.

Dikur trajtimi i melanomës mbështetej kryesisht në kirurgji, e cila në shumë raste mundësonte shërimin e sëmundjes, por shpesh linte pasoja në aspektin estetik dhe funksional për pacientin. Sot, falë teknologjive të avancuara dhe qasjes multidisiplinare, melanoma trajtohet nga një sërë profesionistësh mjekësorë, duke synuar jo vetëm kontrollin e sëmundjes, por edhe ruajtjen sa më të mirë të funksionit dhe estetikës së pacientit.
“Rastin e kancerit të buzës më shumë, pra që janë karcinoma skuamoqelizore më të shpeshta, kërkohen gjithnjë kirurgji radikale. Edhe këtu ashtu si për tek melanoma hyn si të thuash po ajo lloj formule. Pra që nuk neglizhohet më në këtë lloj kohe të gjesh uleracione të buzës të cilat kapin gjithë pjesën e perimetrit të poshtëm sepse jemi më të shpeshta tek buza e poshtme dhe nuk është asnjë vend i paekspozuar. Buza është kontakti i parë dhe kjo nuk është thirrje vetëm për pacientët, por kjo është thirrje dhe për familjarët që duhet të bëjnë këmbëngulje sepse ajo nuk lind kurrë kaq e madhe. Ajo lind si një uleracion i vogël i cili duket sikur shërohet dhe pastaj rishfaqet prapë. Ne në gjuhën tonë i përmendim si plagë të reme. Plagë e reme do të thotë një plagë e gënjeshtër që nuk shërohet kurrë dhe sa vjen dhe thellohet. Dhe për hir të së vërtetës neve kemi patur raste që e kanë janë neglizhuar shumë, janë trajtuar pastaj me radioterapi për t'u kufizuar volumi tumoral dhe pastaj janë nënshtruar kirurgjive radikale. Këtu ne aplikojmë teknika si puna e Bernard Webster po themi apo Abel Standardner të cilat janë klinika sot që bëhen në kuadër të një patologjie të shtrirë në kancerin e buzës, të cilat në thelb duan ekip të kompletuar, duan staf, duan përvojë. Këto teknika të reja të gjitha i realizojmë në spitalin Amavita”, shpjegoi kirurgu onkoplastik Artan Bodeci.
(A2 Televizion)