"Mjekësia" kundër ndryshimeve studentët paralajmërojnë protesta dhe hapa të tjerë ligjorë

Nga Ornela Joti
3 Maj 2024, 15:34 | Sociale

Ndryshimet e ligjit nga qeveria nuk i kanë kënaqur aspak studentët e Mjekësisë së Përgjithshme.  Pas reagimit të një ditë më parë, një përfaqësi e tyre kanë dalë në deklaratë për mediat ku kanë theksuar se janë një hap larg protestave. Refuzojnë  sërish ndryshimet edhe pse kësaj herë detyrimi për të qëndruar në atdhe pas shkollës zbret nga 5 në tre vjet.

Studentët e Mjekësisë së Përgjithshme thonë se do t’i drejtohen gjykatave ndërkombëtare për të rrezuar edhe ndryshimet e reja të qeverisë.  Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, qeveria ndryshoi ligjin për punën e detyruar në atdhe të studentëve të Mjekësisë pas  diplomimit.

Vitet e qëndrimit janë ulur për të gjithë studentët sipas viteve të shkollës, por nuk është hequr  detyrimi për të punuar në Shqipëri nga 1deri në3 vjet pas përfundimit të studimeve.

Sipas projektligjit të qeverisë ndryshimet hyjnë në fuqi vitin e ri akademik 2024-2025 dhe kanë efekt deri në 2029-ën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos