Kundërshtojnë tregun e ri! Tregtarët e Belshit protestojnë para bashkisë

Nga A2 CNN
29 Prill 2024, 15:25 | Sociale

Disa dhjetëra tregtarë të qytetit të Belshit kanë protestuar para bashkisë së këtij qyteti përmbylljen me dhunë siç shprehen ato të zonës ku prej më shumë se 20 vitesh tregtonin dhe kanë lidhur punën që sigurojnë të ardhurat e tyre të përditshme.

Tregtarët protestues shprehen se bashkia ka ndërtuar një treg të ri, mbi 5 kilometra larg-qendrës së banuar, në një vend që nuk është i aksesueshëm nga qytetarët dhe nuk përmbush kërkesat për numrin e tregtarëve.

Në lidhje me këtë problematikë, sekretari i bashkisë së Belshit është shprehur se ndryshimet janë bërë në kuadër të investimeve strategjike të qytetit të Belshit si qytet që po preferohet gjithnjë e më shumë nga turistët dhe se investimi i ri i përmbush kërkesat standarte për një treg.

Aktualisht Belshi mund të jetë nga qytetet e vetme në vendin tonë që nuk ka një markatë qoftë edhe për fruta-perimet apo bulmetin brenda zonës së banuar të qytetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos