Ndryshon ligji për mjekësinë: Nga 5 vjet në 3 vjet puna e detyruar pas diplomimit të studentëve

Nga Ornela Joti
2 Maj 2024, 15:11 | Sociale

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, qeveria  ndryshon ligjin për qëndrimin e detyruar në atdhe  të studenteve të Mjekësisë pas diplomimit. Projektligji I hedhur tashmë  për konsultim publik ka  ulur vitet e qëndrimit të mjekëve të rinj pas përfundimit të shkollës. Kështu për studentët e viteve të para nga 5 vjet që ishte detyrimi, ulet në tre vjet.

Për të rinjtë e viteve të dyta deri të katërta kufizimi bëhet dy vjet, ndërsa studentët e viteve te fundit detyrohen të punojnë në Shqipëri vetëm një vit pas shkollës. Ndryshimet e propozuara nga qeveria nisin zbatimin nga viti i ri akademik 2024-2025 dhe do të kenë efekt deri në 2029.

Ndryshon ligji për mjekësinë: Nga 5 vjet në 3 vjet puna e

I menjëhershëm ka qenë reagimi i studentëve të Mjekësisë të cilët pas shumë protestave u përballën me qeverinë në Gjykatën Kushtetuese. Përmes një deklarate për median të rinjtë e Mjekësisë së Përgjithshme kundërshtojnë sërish duke lënë të kuptohet se do të vijojnë betejën ligjore për rrëzimin e këtij ligji.

Ligji për studentët e Mjekësisë si rrallë herë hasi jo vetëm kundërshti të forta, protesta nga ana e tyre  por edhe përballje në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit shfuqizoi disa nene dhe për disa të tjerë kërkoi plotësimin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos