Ndërhyrja e rrallë, realizohet për herë të parë në Shqipëri kirurgjia zgjuar në trurin e një fëmije

Nga A2 CNN
25 Gusht 2025, 12:24 | Sociale

Realizohet për herë të parë në Shqipëri kirurgjia zgjuar në trurin e një fëmije, një ndërhyrje e rrallë dhe delikate që kërkon koordinim të jashtëzakonshëm multidisiplinar.

Ndërhyrja komplekse u realizua nga Prof. Mentor Petrela dhe neurokirurgu Dr. Mirel Grada, me mbështetjen e një ekipi të përbërë nga neurofiziologë, neuropsikologë, neurologë dhe neuroanestezistë.

Alvensi, i cili erdhi në moshën 14-vjeçare, ishte pacienti i parë që u paraqit me një sëmundje në anën e majtë të trurit, ku komandohen dora, këmba dhe, kryesisht, qendra e të folurit dhe e komunikimit. Për ta ndihmuar atë sa më shumë, u bë imperative që një kirurgji zgjuar t’i jepte shanset më të mëdha për sukses sesa një ndërhyrje që do të kryhej nën narkozë.

Ndërhyrja e rrallë, realizohet për herë të parë

U arrit të realizohej me sukses një ndërhyrje e rrallë dhe jashtëzakonisht komplekse, që kërkon jo vetëm pjesëmarrjen aktive të pacientit, por edhe një ekip mjekësor me ekspertizë të veçantë dhe kualifikim të lartë ndërkombëtar.

Me këtë ndërhyrje unike në rajon, që sipas raportit të fundit të botuar në vitin 2023 në Journal of Neurosurgery, revistën amerikane me impaktin më të lartë në këtë specialitet, Spitali Amerikan renditet me standardet e qendrave më të avancuara ndërkombëtare në neurokirurgji. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos