Pellgje me ujë dhe gropa, plazhi i Darëzezës i vështirë për t’u arritur

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
5 Mars 2025, 15:25 | Sociale

Plazhi i Darzezës që vitet e fundit po promovohet si ndër ujërat më të pastra dhe njëkohësisht me rërën kurative, është i vështirë për t’u arritur edhe pse distancat janë mjaft të shkurtra. Kjo është gjendja e rrugës nga qendra e fshatit Darëzezë e deri në plazh.

Përveç gropave, në afërsi të plazhit, pellgjet e ujit në rrugë kapin nivelet e rezervuarëve dhe futja me mjet dhe dalja prej andej kthehet në çështje fati, shkruan A2 CNN.

Përveç për në plazh kjo rrugë u shërben edhe banorëve të fshatit për punët e përditshme e madje për të shkuar edhe në varreza.

Sakaq nga bashkia e Fierit, jashtë kamerave kanë premtuar se së shpejti do të nisi rikonstruksioni i kësaj rruge deri në plazh dhe do të jetë gati për çeljen e sezonit turistik. Por nuk specifikohet nëse do të mbushen gropat me zhavorr apo do të asfaltohet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos