Toptani Center është një nga qendrat tregtare më të vizituara nga vendasit, ndërsa për turistët e huaj tashmë është destinacion. Në 8-vjetorin e hapjes së saj janë zhvilluar evente artistike si dhe janë shpërndarë dhurata e kupona për pjesëmarrësit.
Nuk ka rëndësi nëse është mot me diell apo me shi, Toptani Center është një nga qendrat tregtare më të frekuentuara të Tiranës. E vendosur në qendër të kryeqytetit, mes ndërtimeve moderne dhe zonës historike të Tiranës, ajo është kthyer në një nga vendet më të pëlqyera për vendasit dhe destinacion për turistët e huaj.
Në këtë 8-vjetor të qendrës Toptani janë organizuar evente të ndryshme për fëmijët. Teksa ata mund të luajnë apo argëtohen, prindërit dhe gjyshërit e tyre mund të bëjnë blerje të ndryshme në 100 dyqanet që ofron kjo qendër, e mbi të gjitha thonë ata parkimi është i sigurt.
Në çdo ditë të javës janë të shumtë turistët që frekuentojnë qendrën Toptani. Krahas blerjeve të ndryshme apo frekuentimit të bareve e restoranteve, për ta mbetet shumë e veçantë. Arkitektura e qendrës ku Tiranën mund ta shohin nga të gjitha anët e saj.
“Jam nga Greqia dhe është hera e parë që vizitoj Tiranën. Kam shumë miq shqiptarë dhe punoj me ta në Greqi, por asnjëherë nuk kisha vizituar vendin tuaj. Çdo gjë është shumë e bukur. Më rekomaduan të vija edhe në Qendrën Toptani. Është shumë e bukur dhe shoh që ka çdo gjë, marka, kafe e restorante. Nuk do të largohem pa blerë diçka, por do të bëj edhe foto nga këtu ku duket Tirana nga lart”, thotë një turist.
“Kam ardhur nga Italia me mikeshat e mia. Do të festoj ditëlindjen këtu. Eshtë shumë bukur dhe shumë qendere vecantë. Shoh që ka marka, dyqane dhe bare. Nuk do të dal pa marrë diçka”, shton një tjetër.
Në 8-vjetorin e hapjes së qendrës Toptani, janë zhvilluar aktivitete të ndryshme artistike dhe muzikore si dhe janë ofruar dhurata e kupona për pjesëmarrësit. (A2 Televizion)