Prenotimet në Durrës, 7-8 marsi më pak rezervime se viti i kaluar

Nga A2 CNN
7 Mars 2025, 10:33 | Sociale

7 marsi përveç festimeve tradicionale në shkolla, ku nxënësit me tufa me lule dhe dhurata u shprehin mirënjohjen mësuesve të tyre ka edhe anën tjetër atë të festës mes vetë kolektivëve të mësuesve.

Por si janë këto rezervime krahasuar me një vit më parë dhe a ka ndikuar fakti që ndodhemi në muajin e agjërimit për besimtarët myslimanë?

“Për 7 mars janë kryesisht rezervime të kolektiveve të shkollave, për pjesën e Durrësit, Tiranës dhe zona e Kavajës. Pjesa e darkës është më e preferuar, edhe për shkak të muajit të Ramazanit. Data 8 është më vakët se data 7, shumë më dobët se vitet e tjera”, thotë menaxheri i një restoranti në Durrës.

Vizitat e dikurshme në banesat e mësuesve dalëngadalë po kthehen në festa të organizuara në restorante nga stafet e mësuesve, duke mos shpëtuar edhe kjo shtresë nga komercializmi i kohës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos