Një paketë turistike duke nisur me historinë, kulturën dhe traditën për të vijuar më pas me turizmin natyror me Gjinarin, Funarin dhe Belshin, synon të tërheqë më shumë turistë këtë sezon në Elbasan. Për këtë arsye ka nisur rikonstruksioni dhe hapja e disa muzeve dhe galerive.
Elbasani synon të ketë një ofertë më të pasur turistike, duke shfrytëzuar 3 nga vlerat kryesore që ka trashëguar ky qytet, historinë, traditën dhe kulturën.
Në këtë funksion drejtoria e artit dhe kulturës në bashkinë e Elbasanit ka nisur rikonstruksionin dhe rihapjen e disa muzeve dhe qendrave kulturore në funksion të ofertës turistike.
Një prej tyre që cilësohet edhe si ndër më të veçantat, është Shtëpia e Sejdinëve, ose ndryshe muzeu etnografik.
Muzeu i arsimit dhe galeria e artit, janë ofertat e radhës për turistët në Elbasan. Turizmi natyror me Gjinarin, apo liqenin e Funarit apo edhe liqenet e Belshit, plotësojnë një paketë tërheqëse për turistët e huaj. (A2 Televizion)