Pa elementë karakteristikë, kostumografia e Gjirokastrës në rrezik zhdukjeje

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
13 Prill 2025, 14:46 | Sociale

Kostumografia vlerësohet si një nga vlerat e jashtëzakonshme të Gjirokastrës që në ndërthurje me arkitekturën e kanë bërë këtë qytet ndër më të preferuarit nga turistët.

Por, ndërsa në dyqane të ndryshme shikon të shiten apo të jepen me qira kostume popullore, vlerat e këtyre të fundit rrezikojnë të humbasin si pasojë e zhdukjes së elementëve që i bëjnë realisht këto kostume karakteristike sipas zonave.

Piktori dhe njëkohësisht kostumografi i njohur gjirokastrit Stavri Çati ngre alarmin për zhdukjen e vlerave të kostumografisë.

“Sot thonë që bëjnë kostume popullore, por këto janë kostume skenike, për valle, për dasma a ku ta di unë. Kostumet popullore kanë disa rregulla: kur janë qepur, si janë qepur, me çfarë materiali dhe çfarë motivesh kanë përsipër, që është kryesorja.

Madje, sipas tij, ka gabime edhe në kostumet e  vendosura në Muzeun Etnografik të Gjirokastrës që duhen korrigjuar sa më shpejt. Ajo që po humb në kostumet popullore të Gjirokastrës është e pasqyruar fatmirësisht në pikturat që ka realizuar Stavri për të gjithë llojet e kostumeve popullore që përfaqësojnë zona të ndryshme të Gjirokastrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos