Në kampin-burg të Spaçit, të ngritur në vitin 1968, në një vend pa ngjyra ku grija ende sot pushton një kupë qielli, aty ku në dimër temperatura zbriste në 10 gradë nën zero, dhuna dhe torturat ishin të vazhdueshme.
Ka pasur me dhjetëra raste të tjera që ish të dënuarit bënin vetëvrasje, duke u hedhur në telat e rrethimit, si pasojë e streseve psikike, për shkak të torturave të përdorura mbi ta.
Por, ka pasur edhe raste kur besimi në Zot, një mesazh nga Ernest Troshani sot, Kardinal e princ i krishtërimit, kanë shpëtuar jetë. Vizita e Kardinal Ernest Troshanit në Spaç ka bërë bashkë jo vetëm bashkëvuajtësit e tij në kampin burg, por edhe ata që e ritakojnë pas shumë vitesh dhe kujtojnë mrekullitë e princit të krishtërimit.
Këto ditë, 98-vjeçari që rikthehej në vendin e tij jo më thjesht si një meshtar, por si një princ i krishtërimit, me titullin Kardinal Ernest Troshani, i rikujtoi të gjithëve se dashuria dhe e mira është ajo që na shpëton, ajo që shpëtoi edhe atë dy herë nga vdekja dhe sa e sa herë nga torturat. (A2 Televizion)